BEHXHET Sh. SHALA – BAJGORA: Ndërhyrja në Maqedoni të Veriut, e pamoralshme dhe politikisht e dëmshme - Radio Kosova e Lirë (2024)

Tema të tjera...

YLLI MEÇE: POLITIKANËT TANË ME “TANGA ROZË” DHE…. GJYSËM EFENDIKO BEJLERI

16/04/2024

Bujar Osmani, është personalitet i kompletuar dhe ndër më të emancipuarit në mesin e burrështetasve shqiptarë të kohës sonë

12/04/2024

Enver Hoxha (1908-1985) nderohet e respektohet në Kosovë, asnjë fjalë e keqe për Josip Broz Titon në Shqipëri, prej vitit 1991

11/04/2024

Sejdi Veseli: URANIUMI I VARFËRUAR DHE NDOTËSIT E TJERË RREZIK SERIOZ PËR KOSOVËN

08/04/2024

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

05/04/2024

Ahmet Qeriqi: Organizatat kryesore atdhetare në Kosovë nga LNDSH-ja, LRBSH-ja, OMLK-ja, LPK-ja, PKMLSHJ e të tjera

04/04/2024

Kurrë nuk ka qenë një situatë më dyfytyrëshe sa i përket të kaluarës së lavdishme që ndërlidhet me luftën e lavdishme të së lavdishmes Ushtri Çlirimtare e Kosovës falë së cilës e kemi këtë liri që e kemi dhe këtë shtet që e kemi. Lavdia dhe nderi iu takon atyre që e bënë luftën dhe atyre që e ndihmuan dhe e përkrahën me mundësitë që i kishin kurse turpi dhe përbuzja iu takon atyre që ishin kundër luftës por që më së shumti përfituan, politikisht dhe materialisht. Bartësit e luftës çlirimtare u ndoqën dhe u përndoqën nga Serbia, UNMIK-u, EULEX-i, Tribunali i Hagës me ndihmën, aspak të vogël të faktorit politik kosovarë, si të atyre menjëherë pas lufte ashtu edhe nga një pjesë e këtyre që janë sot në pushtet. Udhëheqësit kryesorë të luftës, ata që e formuan UÇK-në, e bënë shtetin pasi e shpallën pavarësinë, siguruan mbi 100 njohje dhe ndërtuan një infrastrukturë të mirë rrugore dhe institucionale sot po mbahen në Hagë, me kontributin e madh të Serbisë që është normale dhe e pranueshme dhe, me kontributin aspak të vogël të “krahut pacifist” dhe “krahut të bashkimit kombëtar” që, në rrethana normale nuk është, as normale dhe as e pranueshme. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe të tjerët që po mbahen në Hagë sot janë pengje të një pjese të politikës ndërkombëtare dhe politikës kosovare. Dihet fort mirë se kush ka dërguar dosje e dosje kundër çlirimtarëve në Hagë, kush ka përgatit dhe po përgatit dëshmitarë të mbrojtur, kush ka kërkuar dhe po kërkon që të mos kthehen çlirimtarët sepse destabolizohet situata e sigurisë. Këta sot nuk japin garancione për zëvendësim të masës së paraburgimit me një masë më të butë dhe bëjnë çmos t’ua bëjnë sa më të vështirë mbrojtjen. Në anën tjetër nuk kanë lënë pa përndjekur njeri të gjallë apo të vdekur që nuk e pranojnë këtë “filozofi antikombëtare” të gjykimit të UÇK-së dhe përqafimit të përafrimit të Kosovës me Serbinë përmes një lidhje federative apo konfederative që shprehimisht e parasheh Marrëveshja e Brukselit, me bishtin e Ohrit, si një pikënisje.

Nuk ka asgjë më të pamoralshme se kur e merrni pushtetin me ambalazhim bashkimin kombëtar dhe UÇK-së kurse përmbajtjen e keni puro antikombëtare dhe jugonostalgjike. Divide et impera apo përça për ta ruajtur karrigen e prapanicës – pushtetin: Në mesin e shqiptarëve ka të tillë që pushtetin nuk e përdorin si detyrim dhe mundësi për t’i shërbyer qytetarit, votuesit dhe popullit por si mundësi dhe ligësi për t’i shtypur ata përmes përçarjes dhe nxitjes së urrejtjes në kohën kur pushtetin e fektiv e kanë të tjerët, ata që vrajnë dhe kthjellin. Albin Kurti dhe VV, në zgjedhjet e fundit fituan mbi 50 për qind të votave me mundësi të bëjnë punë të mira për faktin se, as nuk kishin opozitë dhe as opozita nuk i pengonte për asgjë përkundër faktit se Albini ndaj opozitës është sjell me një arrogancë dhe shpërfillje patologjike. Në vend se të ndërtojë ura bashkëpunimi me shqiptarët në Shqipëri, Mal të Zi, Luginë dhe Maqedoni të Veriut, bëri çdo gjë që mundi t’i përçajë ata në mënyrë që të bëhet Xhingis Kani i shqiptarëve. Mos të harrojmë se Xhingis Kani kishte koç… fizioligjike, ushtarake dhe luftarake. Me ndihmën e Grupit Mercenar të Tiranës (punojnë vetëm për para të zhveshur nga skrupuj moralë, përgjegjësi njerëzore, kombëtare dhe politike..) u munduan ta kthejnë kohën e Zani Çaush*t në Shqipëri duke i bërë karshillak Edi Ramës dhe rendit kushtetues në Shqipëri. Pasi e morën goditjen bythëve nga votuesi shqiptar, një pjesë të grupit e lanë në Tiranë duke e financuar me buxhet të Kosovës për veprimtari kundër shtetit të Kosovës kurse, kushërirën politike dhe kombëtare të Fredi Belerit, pasi kundërligjshëm ia dhanë shtetësinë kosovare, e bënë rektore për zhdukje të analfabetizmit politik të anëtarëve të VV-së, që nga niveli parashkollor e deri te ai “akademikë” ku, sipas titullit vendi i nderit i takon Agim Bahtirit e deri te niveli më i lartë (deputetë, ministra, drejtorë, ambasadorë, konsuj, profesorë universitarë etj.

Sot, kjo Fredi Belerica e VV-së ua shkruan fjalimet, reagimet, postimet, rekomandimet, aktgjykimet dhe urdhrat për linçim medial dhe publik, trutharëve të VV-së që e kanë shndërruar në kult të adhurimit. Në Luginë të Preshevës e kanë formuar Grupin e Rrogëtarëve në me krye Shaip Kamberin që marrin projekte nga Besnik Bislimi, jo për të punuar diçka por për t’ua shpërblyer servilitetin dhe të qenit rrogëtarë të bindur kurse, një pjesë të mjeteve i ndajnë për blerje të një shtylle kurrizore ortopedike pasi atë që ua ka falur Zoti e kanë humbur duke u përkulur vend e pa vend. Në Mal të Zi nuk kanë investuar në zgjedhje por në “Bacën Martin”, makron e energjisë elektrike. “Baca Martin” u bë Martin Struja që u bë bankomat për hajnat e VV-së. Tash, VV-së, përkatësisht KM Albin Kurtit i ka mbetur që të fitojë zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, bashkë me VMRO-DPMNE e të bëhet baba i tyre, pasi nuk u bë baba i krejt shqiptarëve. Që moti e bëri gati terrenin duke e “rrezikuar” edhe jetën siç raportoi RTK (Radio Televizioni i Kurtit) pas atentatit ndaj Balsonaros në Brazil. Atje u formua Grupi i Zjarrit (Pordhët e Ftohta) që bashkë me Albinin duanin t’i vënë flakën shqiptarëve në Maqedoni të Veriut përkatësisht duan ta vënë në stivën e drunjve, Kopernikun e shqiptarëve, Ali Ahmetin, jo si kundërshtar politik por si njërin ndër themeluesit dhe udhëheqësit të të gjitha luftërave të shqiptarëve, në të gjitha trojet shqiptare. Albini edhe Hashim Thaçin e ka luftuar mbi këtë bazë e jo si kundërshtar politik. Arben Travarin po e përkrahë për president duke ia lëshuar Bujar Osmanit një zagar nga koliba e ish zagarëve të UDB-së, për ta kafshuar kombëtarisht dhe politikisht nga një pedigre familjare jugosllave dhe serbe, si milicë, udbashë dhe kosistë. Pse Albini nuk i lë të qetë shqiptarët në Maqedoni të Veriut të votojnë lirisht dhe sipas vullnetit të tyre duke mos ndërhyrë në këto zgjedhje?!

Çka fiton Albini me këtë ndërhyrje në zgjedhjet në Maqedoni përveç kontributit për një luftë vëllavrasëse, tensionim të situatës dhe zvogëlim të drejtave të fituara të shqiptarëve. Pse ka nevojë që Albin Kurti ta përdorë si kondom para-politik Bekim Koqjen dhe koqallarët tjerë duke bërë përpjekje ta rrezojë Ali Ahmetin dhe ta rikthejë Nikolla Gruevskin. Arben Travarit as që i ha palla për shqiptarët në Maqedoni të Veriut, ADN-në politike e ka të VMRO-DPMNE. Ai don të bëhet pjesë e qeverisë së Maqedonisë, si ngji*zje politike e nacionalistëve të Gruevskit. Pse ka nevojë Albin Kurti ta dërgojë në Maqedoni të Veriut një ministre, duke ia humbur terminin te Sellma?! Apo ta dërgojë oportunistin më të madh në Kosovë e që është tupanxhiu i parë në Kuvend, për ta pirë një kafe me pordhaxhinjtë e Grupit të Zjarrit kur ka pasur mundësi t’i pijë dy kafe në Prishtinë me intelektualët e shquar dhe kokat e mendimit politik si Mefi, Dilmali, Hysen Bageri dhe Halil Thaçi. Me të pashmangshmen, oficeren për moral dhe telefonisten personale të Radojiçiqit, Limoza Kulari – Mila. Albin Kurti po gabon rënd me këtë ndërhyrje sepse nuk i duhet asgjë dhe për asgjë. Ka mjaftueshëm probleme në Kosovë për t’i zgjidhur problemet e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut. Shihni çka bëri në Luginë! Kjo ndërhyrje është e pamoralshme, politikisht dhe kombëtarisht e dëmshme. Shkatërruese, me një fjalë për të tashmen e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut, duke i lënë me një të ardhme të diskutueshme dhe të dyshimtë. Albin Kurti duhet të bashkëpunojë me të gjithë shqiptarët, pa bërë dallime në asnjë bazë. Një e ardhme shumë e afërt do ta vë në sprovë serioze vendosmërinë dhe përcaktimin politik dhe kombëtar të Albin Kurtit me mundësi të hyjë në Galerinë e Përjetësisë kombëtare dhe historike, si Hasan Prishtina apo si Rrahman Morina! Këtu pikërisht e ka ankthin dhe makthin!

BEHXHET Sh. SHALA – BAJGORA: Ndërhyrja në Maqedoni të Veriut, e pamoralshme dhe politikisht e dëmshme - Radio Kosova e Lirë (2024)

References

Top Articles
Latest Posts
Article information

Author: Lidia Grady

Last Updated:

Views: 6509

Rating: 4.4 / 5 (65 voted)

Reviews: 80% of readers found this page helpful

Author information

Name: Lidia Grady

Birthday: 1992-01-22

Address: Suite 493 356 Dale Fall, New Wanda, RI 52485

Phone: +29914464387516

Job: Customer Engineer

Hobby: Cryptography, Writing, Dowsing, Stand-up comedy, Calligraphy, Web surfing, Ghost hunting

Introduction: My name is Lidia Grady, I am a thankful, fine, glamorous, lucky, lively, pleasant, shiny person who loves writing and wants to share my knowledge and understanding with you.