Ja sa para firmosin ministrat nga taksat e shqiptarëve - Gazeta Telegraf (2024)

Ja sa para firmosin ministrat nga taksat e shqiptarëve - Gazeta Telegraf (2)

Buxheti 2024/ Ja si renditen ministrat sipas madhësisë së Portofolit Ministror nga Buxheti i Shtetit, lista nga milionat për shëndetësinë, rrugët, kulturën dhe ekonominë. Buxheti total Ministror përbën 48.3% të Shpenzimeve të 2024-ës.Ky Buxhet që shkon për Portofolet Ministrore është 6.5 herë më e lartë se Buxheti për Institucionet e tjera të pavarura

Kabineti Qeveritar 2024. Ja si renditen ministrat sipas madhësisë së Portofolit Ministror nga Buxheti i Shtetit, lista nga milionat për shëndetësinë, rrugët, kulturën dhe ekonominë.

Nga 414.6 miliard lekë shpenzime plan për totalin e institucioneve buxhetore, 86.7% e këtyre shpenzimeve shkojnë për Ministritë, pra rreth 359.6 miliard lekë. Buxheti total Ministror përbën 48.3% të Shpenzimeve Buxhetore total 2024.Ky Buxhet që shkon për Portofolet Ministrore është 6.5 herë më e lartë se Buxheti për Institucionet e tjera të pavarura.

Teksa presioni për grumbullimin e taksave është i lartë, qytetarët gjithnjë e më shumë pyesin se si po shpenzohen paratë e taksave. Prej kohësh ka një shqetësim të rritur ndër taksapaguesit shqiptarë, se përkundër presionit për të mbledhur taksat, faturat e dritave dhe çdo detyrim tjetër që rrjedh nga ligji, qeveria nuk njësoi e përgjegjshme për t’i shpenzuar ato me nikoqirllëk, por përkundrazi skandalet e fundit po dëshmojnë se po vidhen me inceneratorë dhe tenderat.

Open Data Albania po hulumton mbi Portofolet Ministrore dhe peshën e tyre kundrejt Buxhetit të Institucioneve Buxhetore.Të dhënat janë marrë. Buxheti i Shtetit sipas tabelave shoqëruese pasAktit Normativ Nr. 1datë 21.02.2024.

Vendi i Parë sipas madhësisë së Portofolit i është dhënëAlbana Koçiu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale mban Portofolin më të madh ministror prej 78.2 miliardë lekë. Zonja Koçiu drejton 21.75% të buxhetit për Ministritë. Për nga struktura e Ministrisë është parashikuar që Shëndetësia dhe Mbrojtja Sociale të përfshihen në një Portofol Ministror.

Belinda Ballukupason me 15.9% të totalit të Buxhetit Ministror. Si Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Balluku për vitin 2024 menaxhon portofol prej 57.1 miliardë lekë.

Edhe në vendin e tretë për madhësinë e portofolit ministror qëndron një ministre gruaOgerta Manastirliu– Ministre e Arsimit, Sportit me 52.2 miliardë lekë, sa 14.5% e totalit të shpenzimeve planifikuar për Ministritë.

Në total Gratë në Kabinetin Qeveritar shpenzojnë 57.1% të buxheteve ministrore (154 miliard Portofole drejtuar nga burrat dhe 205 miliard ministri drejtuar nga grupi gjinor femra).

Blendi Gonxhja– anëtari më i ri i Këshillit të Ministrave, drejton Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit me një Portofol Buxhetor rreth 51.1 miliardë lekë. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit u krijua me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 30 datë 17/01/2024.

Niko Peleshi– Ministër i Mbrojtjes, renditur në 5-shen me Portofol Ministror më të lartë, kontrollon 13.4% të totalit të Portofoleve Ministrore, apo 48.3 miliardë lekë.

Pesë Ministrat me Portofol më të lartë, zotërojnë gati 80% të vlerës totale të Portofoleve. Pesha në vlerë parash e këtyre Ministrave është 287.1 miliard lekë nga totali prej 359.6 miliard lekësh

Në vend të gjashtë, Ministri i BrendshëmTaulant Ballarezulton me një Portofol gati 26 miliardë lekë, ndjekur ngaUlsi Manja– Ministër i Drejtësisë dheAnila Denaj– Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, me një Portofol përkatësisht 14.7 dhe 14.2 miliard lekë.

Ervin Mete– Ministër i Financave (ish Ministër i Financave dhe Ekonomisë), deri në janar 2024 ishte Ministri i dytë me Portofolin më të lartë. Pas ndarjes së Ministrisë së Financave me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 31 datë 17.01.2024, nga ajo e Ekonomisë, zoti Mete pozicionohet në vend të 9-të me vlerë Portofoli, vetëm 10.9 miliardë lekë.

Me peshë më të ulët në Portofolet Ministrore pozicionohenMirela Kumbaro– Ministre e Turizmit dhe Mjedisit dheIgli Hasani– Ministër i Evropës dhe Punëve të Jashtme, me Portofol përkatësisht 3.5 dhe 3.2 miliardë lekë.

Në një renditje sipas vlerës së Portofolit të Investimeve apo shpenzimeve Kapitale, kryeson Ministrja e Infrastrukturës dhe EnergjisëBelinda Ballukume Portofol Investimesh 51.3 miliardë lekë apo 89.8% e Portofolit total të Ministrisë.

Ministritë e tjera të linjës kanë Portofol Investimesh më të ulët se 10 miliardë lekë. Vijon listën Anila Denaj me Portofol Investimesh 5.8 miliard lekë, Ogerta Manastirliu me 5.7 miliard lekë, Blendi Gonxhja me 4.7 miliard lekë, Albana Koçiu me 3.2 miliardë lekë, etj.

Ndryshimi i fundit në strukturën institucionale të ministrive u miratua meVendimNr. 30dheNr. 31datë 17.01.2024, për ndarjen e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe krijimin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Kabineti i ri Qeveritar aktual konfirmon 11 ministra me portofol dhe 6 pa portofol. Ministrat e Shtetit pa portofol janë Ministri për Sipërmarrjen dhe Klimën e BiznesitDelina Ibrahimaj, Ministri për Marrëdhëniet me ParlamentinElisa Spiropali, Ministri për Administratën Publike dhe AntikorrupsioninAdea Pirdeni, Ministër Shteti dhe KryenegociatorMajlinda Lluka, Ministri për Pushtetin VendorArbi Maznikudhe Ministri për Rininë dhe FëmijëtBora Muzhaqi.

Nga 414.6 miliard lekë shpenzime plan për totalin e institucioneve buxhetore, 86.7% e këtyre shpenzimeve shkojnë për Ministritë, pra rreth 359.6 miliard lekë. Buxheti total Ministror përbën 48.3% të Shpenzimeve Buxhetore total 2024.Ky Buxhet që shkon për Portofolet Ministrore është 6.5 herë më e lartë se Buxheti për institucionet e tjera të pavarura.

Ja sa para firmosin ministrat nga taksat e shqiptarëve - Gazeta Telegraf (2024)

References

Top Articles
Latest Posts
Article information

Author: Neely Ledner

Last Updated:

Views: 6180

Rating: 4.1 / 5 (42 voted)

Reviews: 81% of readers found this page helpful

Author information

Name: Neely Ledner

Birthday: 1998-06-09

Address: 443 Barrows Terrace, New Jodyberg, CO 57462-5329

Phone: +2433516856029

Job: Central Legal Facilitator

Hobby: Backpacking, Jogging, Magic, Driving, Macrame, Embroidery, Foraging

Introduction: My name is Neely Ledner, I am a bright, determined, beautiful, adventurous, adventurous, spotless, calm person who loves writing and wants to share my knowledge and understanding with you.