“Të lutem pritini ato pjesët ku kemi folur për...”-Fermat e drogës dhe shqiptarët e Anglisë, investigimi i Daily Express/ Kozak Braçi: Mos regjistro, ata më kanë marr peng - Gazeta Shqiptare Online (2024)

18:41 - 15.04.24 E.P

“Të lutem pritini ato pjesët ku kemi folur për...”-Fermat e drogës dhe shqiptarët e Anglisë, investigimi i Daily Express/ Kozak Braçi: Mos regjistro, ata më kanë marr peng - Gazeta Shqiptare Online (1)“Të lutem pritini ato pjesët ku kemi folur për...”-Fermat e drogës dhe shqiptarët e Anglisë, investigimi i Daily Express/ Kozak Braçi: Mos regjistro, ata më kanë marr peng - Gazeta Shqiptare Online (2)“Të lutem pritini ato pjesët ku kemi folur për...”-Fermat e drogës dhe shqiptarët e Anglisë, investigimi i Daily Express/ Kozak Braçi: Mos regjistro, ata më kanë marr peng - Gazeta Shqiptare Online (3)

E famshmja britanike “Daily Express” ka publikuar së fundmi një artikull dedikuar ndikimit të lartë të shqiptarëve në fushën e drogës.

Disa personazhe janë bërë të famshëm në Shqipëri dhe ndiqen nga një pjesë e madhe në rrjete sociale si TikTok apo Instagram. Një nga emrat e përmendur nga “Daily Express” është edhe ai i Kozak Braçit.

Gazetarët e “Daily Express” kanë mbërritur në Tiranë ku kanë zhvilluar një inervistë me Kozakun i cili shprehet se videot me fermat e kanabis ishin të paplanifikuara dhe se ai kishte ndaluar së bëri këto lloj videosh.

Në fund të intervistës, Kozak u nervozua dhe kërkoi që të hiqnim diskutimet për fermat e kanabisit.

Gazetari: Në fund të intervistës Kozaku drejtoi kamerën drejt meje në gjendje shumë të nervozuar për atë çfarë ai tha.

Kozaku: Të lutem pritini ato pjesët ku kemi folur për shtëpitë e barit edhe livet. Mund të më futni në telashe. Njerëzit mund të thonë se: Pse ke folur për shtëpitë tona , pse do të na hapësh probleme?

Mos e regjistro , njëherë ata më kanë marr peng. Jam i shqetësuar kam hyrë në telashe. Nuk dua telashe me policinë. Dikur nuk isha i famshëm. Kur kam hy në live , s’kam hy vetëm unë ka hy gjithë Shqipëria. Ishte në ditët e mia të para kisha një audiencë rreth 100 persona.

Policia s’më ka thirrur për këto punë, por për gjëra të tjera. Unë e bëra intervistën për respekt.

Artikulli i plotë i Daily Express për Kozak Braçin:

I famshmi më i njohur në Shqipëri, Kozak Braci, fitoi ndjekës të shumtë në mediat sociale duke mbështetur kriminalitetin në Mbretërinë e Bashkuar dhe duke promovuar mënyra për të udhëtuar ilegalisht në Britani, zbulon Express.

Braci, i cili ka mbi një milion fansa në TikTok dhe Instagram, u bënte rregullisht ndjekësve të tij në internet, turne nëpër fermat e kanabisit në Britani ndërsa audienca e tij rritej.

Në video, Braci diskuton gjerësisht se si punonjësit e drogës për bandat kriminale mund të fitojnë 5000 deri në 6000 paund në muaj. “Është bukur të qëndrosh në shtëpinë e kanabisit. Mund të jetoj atje pa problem”, u thotë ai shikuesve në një klip. Në një video tjetër, Braçi flet me një ekspert të kontrabandës me njerëz, i cili shpjegon se si emigrantët shqiptarë mund të përdorin një aeroport spanjoll për të udhëtuar ilegalisht drejt Britanisë, për detaje rreth fshehjes në një kamion. “Ju e dini se ka shumë vëllezër dhe motra në vështirësi. A mund të tregoni se si të shkoni atje pa u vënë re, pa u zbuluar? Si e bëjnë atë?” e pyet atë.

Express ka udhëtuar drejt Tiranës për të pyetur Kozak Bracin për përmbajtjen e tij në rrjetet sociale. Ne ia treguam videot e Braçit ish-oficerit të Policisë Metropolitane, Graham Wettone, i cili i përshkroi ato: “duke lavdëruar prodhimin e drogës në MB për njerëzit nga jashtë [Britania], duke joshur njerëzit të vinin dhe të bënin shumë para”.

“Nga këndvështrimi i policisë apo zbatimit të ligjit, ai thjesht ju tregon llojin e problemit që kemi”, shtoi ai.

Të rinj të shumtë shqiptarë kanë thënë për Express se ndikimi që Braci, i cili në Shqipëri njihet si ‘Mbreti i Instagramit ’, ka tek adoleshentët është masiv. Danila Buci, një studente 21-vjeçare nga Tirana, tha se kishte parë të rinj që kopjonin sjelljen e tij prej vitesh. “Motra ime është vetëm 16 vjeçe dhe po sheh njerëz [si Braci] që po bëjnë këto ‘gjëra mafioze’, duke droguar ose duke shpjeguar se si e kanë bërë këtë. Ky është lloji i ndikimit të tyre.”

Ne ndoqëm Braçin në një bllok banesash të epokës komuniste në Tiranë, ku ai jeton ende për ta pyetur se pse i kishte bërë këto video që promovonin një mënyrë jetese kriminale në Britani. Ai pretendoi se videot në fermat e kanabisit ishin të paplanifikuara dhe se ai kishte ndaluar së bëri këto lloj videosh.

“Në fillim pranova shumë kërkesa nga njerëz që donin të bashkoheshin me LIVE-et e mija. Si duhet ta di unë?” pyeti ai. Kozak, i cili gjithashtu pretendonte se fitonte 25,000 £ në muaj nga statusi i tij i famshëm në mediat sociale, këmbënguli se videot e tij në prodhimin e drogës në Mbretërinë e Bashkuar ishin “të papëlqyeshme” dhe se atij “nuk i pëlqenin ato”.

“Nuk mund të jesh 100 për qind i sigurt se këta persona ishin në Angli, ndoshta në SHBA,” shtoi ai.

Braçi pretendoi se nuk aprovonte një mënyrë jetese kriminale dhe sugjeroi se ata që kishin shkuar për të punuar në fermat britanike të drogës e bënin këtë “për shkak të një jete të mbushur me vështirësi”. “Ata shkojnë atje nga këtu me një sfond plot borxhe, probleme, madje edhe mungesë të gjërave elementare si ushqimi. Ata shkojnë atje në shtëpi me kanabis sepse kjo është e vetmja mundësi për disa,” tha ai.

Lektori i lartë i Universitetit të Essex-it, Dr. Alexandros K. Antoniou, një ekspert në ligjin e mediave sociale, tha se ishte “e habitshme” që Instagram jo vetëm që e kishte lënë Braçin të shpërndante këtë lloj përmbajtjeje, por i mundësoi atij të bëhej ylli më i madh në Shqipëri në platformën e tij.

Kur Express kontaktoi pronarëve të Instagramit Meta, kompania nuk dha asnjë shpjegim se pse i kishte mundësuar Braçit të bëhej kaq popullor. Ajo gjithashtu nuk mori asnjë veprim të dukshëm kundër llogarisë së tij.

Në një deklaratë të përgjithshme një zëdhënës i Meta tha: “Blerja, sh*tja apo kërkimi i drogës nuk lejohet në platformat tona; ekipet tona përdorin një përzierje teknologjie dhe rishikimi njerëzor për ta hequr këtë përmbajtje sa më shpejt të jetë e mundur dhe ne punojmë me policinë dhe organizatat rinore për t’u përmirësuar në zbulim.

“Ne kemi punuar gjithashtu me ekspertë të industrisë për të trajtuar çështjen e kontrabandës së njerëzve për disa vite dhe kur gjejmë përmbajtje që koordinon këtë aktivitet të paligjshëm, ne e heqim atë nga platformat tona.”

TikTok gjithashtu nuk e penalizoi Kozak duke deklaruar: “Ne vazhdojmë të mbajmë rreptësisht një qasje me tolerancë zero ndaj shfrytëzimit njerëzor dhe gjejmë në mënyrë proaktive mbi 95% të përmbajtjes që heqim për shkeljen e këtyre rregullave.”

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

    “Të lutem pritini ato pjesët ku kemi folur për...”-Fermat e drogës dhe shqiptarët e Anglisë, investigimi i Daily Express/ Kozak Braçi: Mos regjistro, ata më kanë marr peng - Gazeta Shqiptare Online (2024)

    References

    Top Articles
    Latest Posts
    Article information

    Author: Moshe Kshlerin

    Last Updated:

    Views: 6453

    Rating: 4.7 / 5 (77 voted)

    Reviews: 84% of readers found this page helpful

    Author information

    Name: Moshe Kshlerin

    Birthday: 1994-01-25

    Address: Suite 609 315 Lupita Unions, Ronnieburgh, MI 62697

    Phone: +2424755286529

    Job: District Education Designer

    Hobby: Yoga, Gunsmithing, Singing, 3D printing, Nordic skating, Soapmaking, Juggling

    Introduction: My name is Moshe Kshlerin, I am a gleaming, attractive, outstanding, pleasant, delightful, outstanding, famous person who loves writing and wants to share my knowledge and understanding with you.